Milani ka regjistruar fitoren e parë të këtij sezoni në Serinë A, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 4-0 Venecian e vendit të fundit të klasifikimit, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kuqezinjtë.
Në fakt, ata diktuan ritmin që në minutat e parë të duelit duke gjetur gola të njëpasnjëshëm me shpejtësi. Teo Hernandez tundi i pari rrjetën e më pas Gabia dyfishoi shifrat për kuqezinjtë. Në vijim, erdhën dy penallti radhazi brenda pak minutash, duke bërë që edhe Pulisiç dhe Abraham të shkruanin emrin e tyre mes golashënuesve të kësaj sfide.
Katër gola pa u mbushur 30 minutat e parë, një statistikë që vulosi fatin e kësaj sfide, ku kuqezinjtë shpërdoruan edhe raste të tjera për shënim. Miqtë tundën një herë rrjetën e Menja, por goli u anulua për një faull gjatë aksionit me Nikolusi-Kavilja i cili u ndëshkua me të kuq duke lënë Venecian me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.
Në fund kishte vetëm duartrokitje nga tifozët, të cilët kthehen të buzëqeshin në një sezon që nuk kishte nisur aq mirë për skuadrën e drejtuar nga Fonseka.
MILAN-VENECIA 4-0
2′ Teo Hernandez, 16′ Gabia, 25′ (p) Pulisiç, 29′ (p) Abraham
GOLI I ABRAHAM (VIDEO)
GOLI I OULISIC (VIDEO)
GOLI I GABIA (VIDEO)
GOLI I HERNANDEZ (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co