Bajern Mynih ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje në Bundesligë, duke mundur me shifrat 6-1 skuadrën e Holshtajn Kiel në duelin e sotëm me Herri Kejn si protagonist absolut të sfidës.
Anglezi dha asist për avantazhin e Musiala që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa më pas ishte autor i një tregolëshi në minutat 7, 43 dhe 91. Autogoli i Remberg si dhe goli i Olisë plotësuan shifrën e 6 rrjetave të tundura nga Bajerni, ndërsa Gigoviç në minutat e fundit shënoi golin e nderit për ekipin vendas.
Pas tre javëve të para, Bajern Mynih mbetet kësisoj skuadra e vetme me pikë të plota, duke marrë kryesimin në Bundesligë.
GOLI I MUSIALA (VIDEO)
GOLI I PARË I KEJN (VIDEO)
AUTOGOLI I REMBERG (VIDEO)
GOLI I DYTË I KEJN (VIDEO)
GOLI I OLISE (VIDEO)
GOLI GIGOVIÇ (VIDEO)
GOLI I TRETË I KEJN (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co