“Faleminderit që jeni interesuar”- U përfol se kishte pësuar aksident të rëndë, reagon Meriton Mjekiqi! Ish-banori i BBV flet për gjendjen e tij shëndetësore

faleminderit qe jeni interesuar u perfol se kishte pesuar aksident te rende reagon meriton mjekiqi ish banori i bbv flet per gjendjen e tij shendetesore





































Ish-banori i BBV Albania, Meriton Mjekiqi, ka reguar lidhur me lajmet që bën xhiron e rrjetit ditën e sotme, ku thuhej se ai kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë, teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të Kosovës.

meriton mjekiqi

Përmes një reagimi të rrjetet sociale, moderatori është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se sipas tij, nuk ka pasur asnjë aksident.

“Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar”, është shprehur ai.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)

Reagimi i Meritonit

 Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja. Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!

ilnisa agolli meriton mjekiqi (4)

Kujtojmë se më herët lidhur me këtë situatë ka reguar dhe partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli, e cila ka mohuar ngjarjen. Sipas saj lajmi ishte i pavërtetë, dhe se u kishte shkaktuar shqetësime të konsiderueshme.

Reagimi i Ilnisës

“Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme.

Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Institucionet përkatese, përfshirë * Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) *, duhet të marrin përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve. Kjo do të thotë se të gjitha platformat mediatike që përhapin lajme të pavërteta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar që lajmet e rreme të bëhen pjesë e diskursit publik.

Në këtë kontekst, kërkojmë që institucionet e pavarura të medias të respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të sigurojnë që lajmet e publikuara të jenë të sakta dhe të verifikuara. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë integritetin e medias dhe të mbrojmë qytetarët nga ndikimi i dëmshëm i lajmeve të rreme”, shkruan ish-banorja e BBV.

ilnisa meriton aksidenti

Sipas mediave rozë, moderatori i njohur u tha se ishte dërguar në spital, pasi siç raporton PopArt.al, teksa po udhëtonte gjatë natës për në Prishtinë, njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer dhe më pasi ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë.

Ghithashtu në media u raportua se Meritoni kishte mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti dhe më pas është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

milai zeka

Por, vlen të sjellim në vëmendjen dhe reagimin e gazetarit dhe ish-deputetit, Milaim Zeka, i cili përmes një video në rrjetet e tij sociale u duk sikur konfirmoi lajmin lidhur me aksidentin e Meriton Mjekiqit.

Zeka ka treguar se natën e aksidentin ka qenë në një makinë me Meritonin, ndërsa shtoi se gjendja e tij dhe e ish-banorit të BBV është e stabilizuar.

“Për ju që jeni shqetësuar për punën e Meritonit, për aksidentin e tij. Unë dhe ai kemi qenë në një makinë, Meritoni dhe unë jemi shumë mirë, siç më shihni”, është shprehur ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →