Transportuan ilegalisht 300 insekte endemike, bab e bir gjobiten me 200 mijë dollarë

transportuan ilegalisht 300 insekte endemike bab e bir gjobiten me 200 mije dollare
transportuan ilegalisht 300 insekte endemike bab e bir gjobiten me 200 mije dollare

Një baba italian dhe djali i tij janë gjobitur me 200,000 dollarë për përpjekjen për të kontrabanduar qindra insekte endemike, duke përfshirë 92 lloje fluturash.

Luigi Ferrari, 68 vjeç, dhe djalin e tij 28-vjeçar Mattia u arrestuan më 8 maj të këtij viti, pasi u gjetën kavanoza që përmbanin insekte.

Burrat i kishin “joshur” insektet me tërheqës kafshësh dhe kishin planifikuar të përdornin qese dylli për t’i ruajtur ato kimikisht.

Ata u dënuan në fillim të shtatorit për grumbullim, posedim dhe transport të paligjshëm të insekteve dhe u dënuan me gjobën më të lartë ndonjëherë për krimin e kafshëve të egra në vend.

“Të gjitha insektet ishin të ngordhura kur i gjetëm. Ata vendosën një kimikat në shishe,” tha një roje parku. “Ishin më shumë se treqind insekte.”

Babë e bir mund të përballen me dy vjet burg, nëse nuk e paguajnë gjobën deri më 24 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →