Avioni ushtarak francez për Serbinë, me kapacitete të reduktuara luftarake

avioni ushtarak francez per serbine me kapacitete te reduktuara luftarake
avioni ushtarak francez per serbine me kapacitete te reduktuara luftarake

Aeroplani i ri luftarak shumëdimensional, Rafale, të cilin Serbia e ka porositur nga Franca për 2.7 miliardë euro, do të ketë kapacitete të reduktuara luftarake për shkak se Parisi refuzon të lejojë Beogradin të blejë raketat ajër-ajër me rreze të gjatë veprimi.

Siç thuhet nga portali i Rrjetit të Sigurisë Ballkanike, ka spekulime edhe për integrimin e armëve ruse, por zbatueshmëria e këtij opsioni është e diskutueshme për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

Sipas portalit ushtarak bullgar, ‘bulgarian military’, një burim nga Franca konfirmoi se Rafalet që do t’i dorëzohen Serbisë do të jenë aeroplanë të gjeneratës së katërt, por me aftësi të reduktuara për luftime ajrore në mënyrë që të mos paraqesin kërcënim për ndonjë anëtarë të NATO-s, shkruan nova.rs.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë së fundmi, gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd, nënshkruan kontratë me kompaninë Dassault për dorëzimin e 12 aeroplanëve të rinj Rafal F4 për 2.7 miliardë euro, por nuk u tha nëse aeroplanët do të vijnë edhe me armatimin e tyre.

Raketa “Meteor”, e prodhuar nga kompania shumëkombëshe evropiane MBDA, është një nga raketat më moderne me rreze të gjatë veprimi në botë (përtej rrezes vizuale – BVR), gjegjësisht deri në 200 kilometra.

Kjo është edhe më shumë se diapazoni zyrtar i raketave më të mira amerikane dhe ruse me rreze të gjatë, si AIM-120 dhe R-37 në variantet më moderne gjersa prodhuesi thotë se ky është avantazhi kryesor i Rafale krahasues me aeroplanët e tjerë.

Raketa e dytë më e mirë me rreze të gjatë e prodhuar nga MBDA, të cilën Serbia mund ta marrë përfundimisht me Rafalet edhe nëse rrethanat gjeopolitike përmirësohen deri atëherë është MICA.

Bëhet fjalë për një raketë me rreze maksimale 60 (ose 80 kilometra në varësi të burimit), e cila është gjithashtu pjesë e armatimit BVR.

Nëse pretendimet e atij burimi rezultojnë të sakta, pra nëse Serbia nuk merr raketa Meteor, por MICA së bashku me Rafalet, kjo do të thotë se aeroplanët ekzistues MiG-29 në armatimin e Forcave të Armatosura Serbe do të kenë raketa me një rreze më të gjatë.

Gjegjësisht, pas modernizimit të variantit SM, një sasi e caktuar e raketave moderne R-27 ER1 (rrjedhja e të cilave llogaritet në rreth 120 kilometra) si dhe RVV-AE (varianti i eksportit R-77 rreth 80 kilometra). Të dyja këto raketa kanë një rreze më të gjatë se raketa MICA.

Ky zhvillim i ngjarjeve është bërë i ditur në tekstin e portalit francez “Air&Cosmos”, në të cilin thuhet se Rafalet do t’i dorëzohen Serbisë pa armatim dhe se Beogradi zyrtar do ta zgjidhë këtë problem duke diversifikuar burimet e armëve.

Si një nga mundësitë, përmendet se Serbia do të mbajë dhe do të përpiqet të integrojë raketat ekzistuese ajër-ajër me origjinë ruse R-27 ER1 dhe RVV-AE, si dhe raketat ajër-tokë nga TV H-29T (Kh-29T) dhe bomba të drejtuara me laser KAB-500.

Në atë portal thuhet se kompania izraelite “Elbit systems” është një partner potencial në biznesin e integrimit të armëve ruse tek Rafalet. Edhe pse kjo mundësi duket e realizueshme, ekspertët i kujtojnë publikut se Serbia ka marrë sasi relativisht të vogla të këtyre raketave nga Rusia, të cilat sigurisht nuk do t’i plotësojnë nevojat e një skuadroni prej 12 Rafalëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →