Maurizio Skilaçi, kushëriri i të famshmit, Toto Skilaçi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i pastrehë.
Mediat italiane, raportojnë se ish-lojtari i Lacios jeton vetëm me qenin e tij rrugëve të qytetit të Palermos. Skilaçi tani është 62-vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore, i varur nga droga, teksa bridhte rrugëve si endacak.
Si 17-vjeçar ai debutoi me fanellën e Palermos, kurse gjatë karrierës së tij luajti me klubet, si: Lacio, Mesina, Rimini dhe Juve Stabia. Në Parma tashmë kërkohet ndihmë për ish-lojtarin e Lacios.
[embedded content]
“Unë do t’i lë të tjerët ta thonë këtë, por ata që më kanë njohur në futboll, e dinë që unë nuk jam mendjemadh”, kishte thënë Mauricio kur u pyet se a ishte më i mirë se Toto, kushëriri i tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co