Tërmet i fuqishëm 6.1 rihter në Guatemalë, lëkundjet ndjehen edhe në El Salvador

termet i fuqishem 6 1 rihter ne guatemale lekundjet ndjehen edhe ne el salvador
termet i fuqishem 6 1 rihter ne guatemale lekundjet ndjehen edhe ne el salvador

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka ndodhur vonë dje (me orën lokale, mëngjesin e sotëm me orën tonë) në brigjet jugore të Guatemalës, në Paqësor, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima, por janë raportuar disa dëme materiale.

Tërmeti, i cili ndodhi dje në orën 23:52 me orën lokale (06:52 me orën greke sot), sipas një njoftimi të shërbimit sizmologjik të Guatemalës INSIVUMEH, është ndjerë edhe në El Salvadorin fqinj . Zyrtarët në El Salvador e përshkruan tërmetin si “të fortë” dhe thanë se po monitoronin zhvillimet.

Epiqendra ishte afër qytetit Tasisco, rreth 100 km në jug të kryeqytetit të Guatemalës, ku u dëgjuan alarmet dhe disa banorë të frikësuar u larguan nga shtëpitë e tyre. Sipas USGS, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 108 km.

Pjesë të fasadës së një kishe në qytetin e San Pablo Jocopilas, që ndodhet në veriperëndim të epiqendrës, u shembën për shkak të lëkundjeve, sipas agjencisë së urgjencës të vendit CONRED.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →