GJKKO lë në burg ish- kryepolicin e Lezhës Henrigert Mitrin.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mitri u vetëdorëzua pak dite me pare pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi.
Para trupit gjykatës, as Mitri dhe as avokati i tij nuk dhanë sqarime, pasi kërkuan të njihen me dosjen dhe më pas do t’i drejtohen Apelit.
Ish-drejtori i Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK lëshoi urdhër-arrest për Mitrin në operacioni Revanshi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co