Trafik dhe shpërndarje heroine, arrestohen shqiptarë e rumunë/ Operacioni në Bukuresht

trafik dhe shperndarje heroine arrestohen shqiptare e rumune operacioni ne bukuresht
trafik dhe shperndarje heroine arrestohen shqiptare e rumune operacioni ne bukuresht

Pesë persona janë kapur në flagrancë kur po transportonin më shumë se 4 kilogramë heroinë, drogë me vlerë 250 mijë lei, e destinuar për shitje në Rumani.

Policia rumune njoftoi të premten se pas një hetimi kompleks të kryer nga policët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar – Shërbimi Kundër Drogës, së bashku me prokurorët e DIICOT – Struktura Qendrore, u çmontua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me rrezik të lartë.

Grupi, i përbërë nga shtetas rumunë dhe shqiptarë, merret me trafikun e heroinës, si në territorin rumun ashtu edhe ndërkombëtar.

“Nga materiali provues i administruar, rezultoi se, më datë 9 shtator 2024, dy nga personat e hetuar, shtetas shqiptarë, hynë në territorin e Rumanisë, për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge me rrezikshmëri të lartë (heroinë).

[embedded content]

Pas një marrëveshjeje paraprake, njëri prej personave, së bashku me katër persona të tjerë të hetuar në këtë rast (3 shtetas rumunë dhe një shtetas shqiptar), do të ishin zhvendosur në një shtëpi, që ndodhet në qarkun Ialomiţa, ku do të kishin përgatitur rreth 4.5 kilogramë heroinë (e përzier me aditivë). Më vonë, pas porcionimit dhe paketimit, një person do të kishte marrë rreth 4.3 kilogramë drogë me rrezikshmëri të lartë dhe do të ishte zhvendosur në komunën e Sllobozisë dhe katër të tjerë, me rreth 100 gramë të njëjtën substancë, do të drejtoheshin, në një makinë në drejtim të qytetit të Bukureshtit, duke u kapur në flagrancë, në kuadër të dy aksioneve të kryera në qytetet Bukuresht dhe Slobozia, në datat 10 dhe 11 shtator 2024”, tha burimi i cituar.

Vlera e tregut e sasisë së heroinës, e destinuar për shitje në territorin kombëtar, është afërsisht 250.000 lei.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →