“Më mirë të vdesim duke protestuar”/ Statusi i minatorit, rruga e vetme që zgjidh problemet e njerëzve të nëntokës

me mire te vdesim duke protestuar statusi i minatorit rruga e vetme qe zgjidh problemet e njerezve te nentokes
me mire te vdesim duke protestuar statusi i minatorit rruga e vetme qe zgjidh problemet e njerezve te nentokes

Statusi i minatorit dhe pensionet e tyre ishte temë diskutimi në studionin e News24.

Qani Shino, ish-minator, në studion e News24, tha se proteston prej 32 vitesh për të drejtat e tij. Shino tha se profesioni i minatorit është më i vështiri, ndërsa shprehu zhgënjimin e tij nga të gjitha palët e politikës në Shqipëri, që në kohë zgjedhjesh premtojnë shumë dhe kur marrin pushtetin shpërfillin minatorët. Shino tha se minatorët janë të gatshëm të vijojnë protestat, madje më mirë të vdesin duke protestuar, se sa të rrinë të presin dhe gënjehen nga politika.

“Në sistemin e kaluar kemi pasur privilegje më shumë se sa ka sot. Në sistemin e kaluar kishim pensione 700 lekë në muaj, ndërkohë që drejtori kishte pension 600 lekë në muaj”, tha Shino.

[embedded content]

Juristja Margarita Kola tha se atë që kërkojnë minatorët është miratimi i statusit. Kola tha se e ka ndjekur çështjen e minatorëve, ndërsa shtoi se statusi nuk është si një ligj, por garanton jo thjesht pagesën dhe pensionin, por edhe sigurinë në punë.

“Nga pikëpamja ligjore, minatorët kërkojnë status, shumë më tepër se sa ajo pagesa apo rritja e pagesës. Kur ka një ligj të posaçëm dhe një status për minatorët, atëherë gjërat do të jenë shumë të qarta”, tha Kola.

Pedagogu Edison Balla tha se shteti e politika nuk i ka dhënë as vlerësimin, as vëmendjen dhe as pagesat e duhura minatorëve.

“Ka një mungesë vlerësimi financiar për minatorët, kushtet teknike s’garantojnë sigurinë në punën e tyre, sigurimi i jetës. Të gjitha këto i mundëson statusi i minatorëve”, tha Balla. Ai tha se statusi i minatorit fle ende në sirtarët e komisioneve parlamentare, duke shtuar se situata e minatorëve mund të rregullohet vetëm përmes miratimit të statusit.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →