EMRI/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg, arrestohet 20-vjeçari nga Vlora

emri i shpallur ne kerkim dhe i denuar me burg arrestohet 20 vjecari nga vlora
emri i shpallur ne kerkim dhe i denuar me burg arrestohet 20 vjecari nga vlora

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, teksa policia ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 13”.

Në sajë të tij, është arrestuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë një 20-vjeçar, Adem Krasniqi, i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me dhunë.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se policia ka zbardhur dhe dokumentuar dhe 2 vjedhje të tjera, autori i dyshuar për të cilat është ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit të Policisë Selenicë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë operacionit policor të koduar “Storm 13”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve, ka rezultuar se shtetasi A. K. është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →