Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se pretendimet e bëra nga shërbimet ruse të sigurisë për gjashtë anëtarë të stafit diplomatik britanik që ka dëbuar nga Rusia janë “të pabaza”.
Shërbimi rus i sigurisë FSB ka njoftuar të premten se ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, me arsyetimin se veprimet e tyre treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.
“Akuzat e bëra sot nga FSB-ja ndaj stafit tonë janë krejtësisht të pabaza. Autoritetet ruse revokuan akreditimin diplomatik të gjashtë diplomatëve të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi muajin e kaluar, pas veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të aktivitetit të drejtuar nga shteti rus në të gjithë Evropën dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Njoftimi se Rusia evokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në
Moskë me akuza për spiunazh erdhi ndërsa Keir Starmer po zbarkonte në Uashington për të diskutuar për lejimin e Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit rus”, thuhet në reagimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co