Kufijtë e pagave, Barcelona mbetet ende nën “ujë”

kufijte e pagave barcelona mbetet ende nen uje





































Klubet pjesëmarrëse në elitën e futbollit spanjoll (Primera Division) kanë kaluar në sitën e La Liga-s të enjten. Një provim i vështirë, ai që ka të bëjë me limitet e pagave të ture, ku disa kanë shkëlqyer, disa janë përmirësuar, të tjerë kanë mbetur në vend numëro, por ka pasur dhe nga ata që kanë mbetur në klasë siç është rasti i Seviljes.

laporta

Natyrisht që e gjithë vëmendja ka qenë te Barcelona. Siç shpresonin në klubin blaugrana, situata e tyre është përmirësuar ndjeshëm nga një vit më parë. Situata financiare e klubit është përmirësuar dhe shkon nga kufiri prej 204 milionësh në merkaton e kaluar (janar 2024) në 426 milionë këtë verë. Domethënë më shumë se dyfish. Pavarësisht gjithçkaje, klubi i Barcelonës mbetet ende në të kuqe dhe vazhdon ta ketë të pamundur të respektojë rregullin 1-1, që do t’i jepte mundësi të afronte ndonjë lojtar më shumë në merkato.

Në fakt, Barcelona mundi të afronte vetëm një lojtar të rëndësishëm në merkato, Dani Olmon, pa asnjë mundësi tjetër për të nënshkruar dhe me Niko Uilliams. Përtej përmirësimit të ndjeshëm të fuqisë blerëse të klubit, situata mbetet delikate. Aq sa nëse klubi nuk siguron të ardhura të tjera deri më 1 janar 2025, Dani Olmo rrezikon të mos regjistrohet nga klubi për pjesën e dytë të sezonit! Kujtojmë se Dani Olmo u regjistrua nga Barcelona vetëm për shkak të dëmtimit të Andreas Kristensen.

REALI, VETËM RRITJE – Klubi me fuqinë më të madhe blerëse dhe që mund të shpenzojë më shumë për skuadrën e vet vazhdon të jetë Reali i Madridit, i cili ka arritur deri në kufirin e 754 milionë eurove, krahasuar me 727 milionë në merkaton e kaluar dimri. Klubi tjetër i Madridit, Atletiko është i treti, pas Madridit dhe Barçës. Bardhekuqtë kanë një limit prej 310 milionësh, kur në merkaton e fundit mund të shpenzonin 303 milionë. Mes klubeve të rëndësishëm të kampionatit spanjoll ka edhe nga ata që janë në një moment kritik.

Nga lista e publikuar nga Liga bie në sy situata shumë delikate e Seviljes, me vetëm 2 milionë euro limite pagash. Një nga arsyet kryesore për këtë shifër është dështimi për tu kualifikuar në Champions League në sezonin e kaluar, i cili vlerësohet rreth 70 milionë më pak. Rëndon edhe eliminimi i parakohshëm në Champions League sezonin e kaluar, në të cilin andaluzët nuk e kaluan fazën e grupeve dhe nuk u kualifikuan as në Europa League.

dssadasdasda

Ky kufi tregon se çfarë mund të shpenzojë një klub për lojtarët, trajnerin e parë, trajnerin e dytë dhe trajnerin fizik të ekipit të parë (skuadër e regjistruar) dhe për filialet, akademinë dhe seksionet e tjera (skuadra e paregjistrueshme).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →