Naomi Campbell, si rrallë herë më parë bëri një dalje publike me partnerin e saj, dyshja u pa duke pushuar në Mykonos të Greqisë. Supermodelja, e cila vitet e fundit e ka mbajtur jetën e saj personale larg syrit të publikut, nuk e ka fshehur më dashurinë me DJ Rampa.
Pas publikimit të një video ku shfaqeshin duke u puthur, dyshja janë fotografuar në plazh së bashku duke shijuar pushimet.
Gjithashtu u kapën mat nga paparazzi duke bënin ecje të kapur për dore.
Ardhja e Campbell në Greqi u bë e ditur përmes videove të ndryshme të postuara në rrjetet sociale nga pronarët e një klubi të njohur në Mykonos.
Ajo u pa me syze dielli, duke kërcyer, më pas disa pushues kanë filmuar video të cilat i kanë shpërndarë në TikTok dhe ja bërë virale.
Në njërën prej tyre, supermodelja puth në buzë DJ Rampa , i cili po luante muzikë në eventin e klubit ku dukej se po argëtohej shumë .
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co