Dega rajonale e Shtetit Islamik në Afganistan (ISIS-K) mori përgjegjësinë për sulmin më herët kundër shiitëve në Afganistanin qendror, ku u vranë civilë.
Krahu i grupit xhihadist sunit, tha në një deklaratë të lëshuar sonte se “15 shiitë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm të kryer nga ushtarët e kalifatit në Afganistanin qendror”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Khani, nga ana e tij, i tha AFP se persona të armatosur të panjohur qëlluan dhe vranë civilë në provincën Daikundi në Afganistanin qendror.
Një burim lokal, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se sulmi la 14 të vdekur dhe katër të plagosur, një raport që nuk mund të konfirmohej menjëherë nga një burim zyrtar apo i pavarur.
Media afgane Tolo news, raportoi gjithashtu 14 të vdekur dhe katër të plagosur, duke cituar burime lokale.
Tolo news raportoi se viktimat e sulmit ishin mbledhur për të mirëpritur pelegrinët që ktheheshin nga Qerbela, një nga vendet më të shenjta të Islamit shiit, në Irakun qendror.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co