Dosja “Partizani”/ Merret i pandehur edhe Xhimi Begeja, ja akuza që iu komunikua nga SPAK

dosja partizani merret i pandehur edhe xhimi begeja ja akuza qe iu komunikua nga spak





































Një tjetër person është marrë i pandehur në lidhje me dosjen Partizani. Bëhet fjalë për shtetasin Xhimi Begeja, të cilit SPAK i ka komunikuar akuzën e pastrimit të parave.

xhimi begeja

Xhimi Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës.

Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga hetimet e SPAK rezulton se në vitin 2018, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Fatmir Bektashi iu shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lek aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në nje shoqeri e cila ka një kapital 100.000 lek dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milion dollarë.

Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Ditën e djeshme më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →