Një kampionat Botëror i futbollit pa Brazilin duket i paimagjinueshëm por mund të bëhet realitet në vitin 2026 nëse “seleçao” vazhdon të zhgënjejë ashtu siç po bën në këto kualifikuese. Skuadra e cila ka marrë pjesë në çdo edicion të turneut, ka regjistruar humbjen e katërt në 8 ndeshje kualifikuese dhe ka vetëm 1 pikë më shumë se skuadrat që renditen jashtë zonës së kualifikimit.
Humbja e radhës e Brazilit erdhi mbrëmë ndaj Paraguait në transfertë, ku një gol spektakolar i shënuar nga Gomez që në minutën e 20 vulosi fitoren 1-0 për vendasit të cilët ringjallën fushatën e tyre kualifikuese pikërisht falë kësaj fitoreje.
Ndërkohë, Argjentina kampione në fuqi, regjistroi humbjen e parë të këtyre kualifikuesve, teksa u mund me shifrat 2-1 nga Kolumbia, e cila bashkë me Uruguain, është rivalja që i kërcënojnë vendin e parë në grup. Hames Rodriguez ishet protagonisti i ndeshjes teksa dha asistin për golin e Moskuera e më pas shënoi vetë me penallti, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Niko Gonzalez.
Paraguai-Brazil 1-0
Venezuela-Uruguai 0-0
Kili-Bolivi 1-2
Ekuador-Peru 1-0
Kolumbi-Argjentinë 2-1
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co