Në emisionin Open në News24 u trajtua debati presidencial mes Donald Trump dhe Kamala Harris, si dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen në 5 nëntor.
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, tha se debati i sotëm është më i rëndësishëm për Harris se sa për Trump.
“Pavarësisht se stafi i Trump i ka kërkuar që të fokusohet në problematika të rëndësishme si emigracioni, kaosi global dhe ekonomia, Trump si një mjeshtër do të kalojë në ofendime dhe komente personale.
[embedded content]
Trump gjatë debatit të 2016-ës e konsideroi Hillary Clinton si “zonjën e shëmtuar”. Më herët ka komentuar Harris lidhur me rracën.
Në anën tjetër, Harris ka rikuperuar diferencën që kishte Biden ndaj Trump, duke ardhur në këtë debat në mënyrë pothuajse të barabartë”, tha Kodheli.
Ajo tha se Pensilvania është një nga shtetet kyçe në zgjedhjet Presidenciale, mbetet për tu parë nëse diskutimi do të fokusohet në çështje kardinalë, por mendoj se do të ketë edhe momente tensioni, duke i dhënë ngjyrime të pakëndshme debatit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co