Celine Dion nuk ka ndërmend të “zhduket” sërish nga qendra e vëmendjes, pasi pas performancës në Lojërat Olimpike, përflitet se do të shfaqet edhe në Eurovision 2025.
Sipas Daily Mail, Dion “thuhet se do të rikthehet në konkursin e këngës në Zvicër, vendi që ajo përfaqësoi në konkursin e vitit 1988 me Ne Partez Pas San Moi”
Pas performancës së saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në korrik, spekulimet kanë qenë të shumta për një paraqitje, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar, as nga organizata, as nga përfaqësuesit e Celine Dion.
Këngëtarja ishte larg muzikës për një kohë të gjatë, për shkak të sindromës së rrallë prej të cilës vuan.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co