Agim Zeka ishte një nga emrat surprizë në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, duke qenë bashkë me Sebastjan Spahiun debutues në radhët e Kombëtares A.
Por ndryshe nga Spahiu, i cili ka fituar vend të paktën në pankinë për ndeshjet e kuqezinjve, Zeka është ftuar nga Silvinjo si alternativë për stërvitje, pasi nuk është marrë në konsideratë për ndeshjet.
Sulmuesi i Partizanit, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, edhe sot përballë Gjeorgjisë do të jetë në tribunë, duke mos u përfshirë në protokollin e sfidës nga tekniku brazilian i kuqezinjve.
Silvinjo kishte grumbulluar 24 futbollistë për këto dy sfida dhe në secilën prej tyre duhej të linte një lojtar jashtë, zgjedhje që ka rënë në të dy rastet mbi Zekën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co