Murinjo kërkon dështimin epik të Mançester Junajtid, Fenerbahçe këmbëngul

murinjo kerkon deshtimin epik te mancester junajtid fenerbahce kembengul





































Antoni po shtyn për një largim në formë huazimi nga Mançester Junajtid, teksa përpiqet të ringjallë karrierën e tij. Sulmuesi brazilian ka kaluar një periudhë të vështirë në “Old Trafford” që kur u bashkua nga Ajaksi për një tarifë prej 86 milionë paundësh në vitin 2022.

antoni

24-vjeçari ka luajtur vetëm një minutë në Premier Ligë deri më tani këtë sezon dhe duket se nuk është në planet e Erik ten Hagut. Ai është përfolur për një largim gjatë gjithë verës, me disa klube që kanë shfaqur interes. Dhe sipas “The Sun”, Fenerbahçe, që menaxhohet nga ish-trajneri i “Djajve”, Zhoze Murinjo, është shfaqur si favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Sipas tyre, Antoni ka informuar Junajtidin se dëshiron të largohet, me klubin të gatshëm për të lehtësuar një marrëveshje huazimi. Gjithashtu, thuhet se ka interes për anësorin nga ish-klubi i tij, Ajaksi, së bashku me disa skuadra në Spanjë, Francë dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, Fenerbahçe shihet si favorite duke qenë se merkatoja e tyre është e hapur deri këtë të premte.

Antoni, i cili është nën kontratë deri në vitin 2027 me Junajtid, ka një rrogë rreth 200,000 £ në javë në “Old Trafford” dhe me një pagë të tillë, që të ketë një transferim të përhershëm të tij, ai do të duhet të presë deri në verën e ardhshme.

Nëse Antoni shkon te gjigantët turq, në Stamboll ai do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës në Mançester, Fred. “Djajtë e Kuq” do të përballen gjithashtu me Fenerbahçen në fazën e grupeve të Ligës së Europës në tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →