Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut i bashkohet sot fëmijëve që kanë nisur shkollën. Mami Xhensila postoi një foto në rrjetet sociale ku shkroi:
Suksese dashuria ime! Mami do të jetë me ty në çdo hap tëndin. Do të jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur, ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes. Bekimet e Zotit qofshin mbi ty dhe të gjithë fëmijët që sot ulen në bankat e shkollës.
Por nuk ishte vetëm urimi që na tërhoqi vëmendjen. Në fotografinë që Xhensila postoi, Ajka shfaqet me një çantë shkolle të markës luksoze Dolce & Gabbana.
Me një kontroll të thjeshtë, një çantë e ngjashme me atë të Ajkës, madje pak më e thjeshtë, kap shifrën 645 dollarë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co