Për Aleksandar Veselinoviç kjo pauzë prej kombëtareve u shfaq në momentin e duhur për t’u njohur me ekipin. Trajneri serb prej më shumë se një jave e ka skuadrën në dispozicion dhe po trajnon me nga dy seanca në ditë në funksion të derbit kundër Dinamos.
Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të shkuarën në periudha të tilla pa ndeshje, te Partizani gjatë këtyre ditëve kanë vendosur të izolohen plotësisht, duke mos lejuar asnjë hapësirë për mediat. Nuk dihet saktësisht arsyeja e këtij vendimi apo dëmi që prania prej 15 minutash e mediave në stërvitje mund t’i shkaktojë ekipit, por në klubin e kuq kanë vendosur ta marrin këtë masë dhe të qëndrojnë “hermetikë”.
Kjo masë e bën të vështirë të kuptohen idetë e reja të Veselinoviç, i cili në fakt nuk është se ka shumë zgjidhje në dispozicion. Lajmi i mirë është se 54-vjeçarit i janë rikuperuar të gjithë lojtarët dhe në ndeshjen e radhës do të ketë gati edhe Zguron, Taipin apo Mintongon.
Së fundmi në stërvitje janë kthyer Preka dhe Buxhelaj, teksa të mërkurën priten Zeka, Ismaili dhe Hadroj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co