“S’të jap llogari ty!”- Debat e akuza të rënda mes Bardhit dhe Shabanit: 200 mijë euro e kishe atë Benz-in? Kreu i grupit të PD: Nëse është aq, do të ta fal

ste jap llogari ty debat e akuza te renda mes bardhit dhe shabanit 200 mije euro e kishe ate benz in kreu i grupit te pd nese eshte aq do te ta fal





































Një debat i ashpër ka ndodhur mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kreut të Nismës Thurje, Endrit Shabani, duke hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Bardhi-Shabani

Debati mes tyre në studion e emisionit “Open”, nisi me një sulm të Shabanit ndaj Bardhit, duke e akuzuar atë për lëvizje nga një parti në tjetër dhe duke i përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën.

“Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës,” tha Shabani.

Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës,” theksoi ai.

Më tej Shabani ngriti një akuzë më të rëndë, duke i përmendur një automjet të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë euro.

 “Nëse është 200 mijë, do ta fal makinën”, iu përgjigj Bardhi.

Pjesë nga debati:

Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës

Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.

Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.

Bardhi: Ashtu?! (Qesh)

Shabani: Pse qesh kot?

Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë

Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer

Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal

Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve

Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale

Shabani:  Shpjegoje sa është

Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…

Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →