Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se OKB-ja kishte ofruar të monitoronte çdo armëpushim të arritur në Gaza dhe kërkoi t’i jepet fund “vdekjes dhe shkatërrimit më të keq” që kishte parë në mandatin e tij shtatëvjeçar.
Në një intervistë për AP, ai shtoi se është joreale të mendohet se OKB-ja mund të luajë ndonjë rol në të ardhmen e Gazës, qoftë qeverisje apo misione paqeruajtëse, sepse nuk ka gjasa që Izraeli ta pranojë atë.
“OKB-ja do të jetë në dispozicion për të mbështetur çdo armëpushim”, tha Guterres.
Kombet e Bashkuara kanë një mision vëzhgues ushtarak në Lindjen e Mesme, i njohur si UNTSO, që nga viti 1948.
“Sigurisht, ne do të jemi gati për gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar. Pyetja e vetme është nëse palët do ta pranojnë atë, pra nëse Izraeli do ta pranojë atë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co