Ukraina deklaron se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë të nisur drejt Kievit gjatë natës

ukraina deklaron se ka rrezuar te gjithe dronet ruse te nisur drejt kievit gjate nates
ukraina deklaron se ka rrezuar te gjithe dronet ruse te nisur drejt kievit gjate nates

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar të gjithë dronët sulmues që armiku përdori për të sulmuar Kievin gjatë natës.

Këtë e ka bërë të ditur administrata ushtarake e qytetit përmes një postimi në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Ukrinform.

“Sulmi i pestë ajror në Kiev që nga fillimi i shtatorit! Mbrëmë, ushtria ruse përdori përsëri UAV-të goditëse, me gjasë Shaheds, të nisur nga rajoni i Kurskut. Disa valë municionesh iu afruan Kievit pas mesnate. Alarmi për sulm ajror në kryeqytet zgjati më shumë se një orë”, ka thënë Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Dhe sipas tij, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët sulmues rusë që përbënin një kërcënim për Kievin teksa i afroheshin kryeqytetit ukrainas.

Sipas informacioneve paraprake, nuk u regjistruan asnjë shkatërrim apo viktima në qytet, shtoi Popko.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →