Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fierzës, ngjarja e ndodhur një vit më parë në fshatin Hot i Ri, konkretisht më 21 shtator 2023.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” u vu në pranga Enton Dushaj, i akuzuar për “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallzim i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Njoftimi:
Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri shtetasi V.F.
39-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti që lëvizte 39-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NGJARJA
Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij.
I riu po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.
Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Autori është ende në kërkim, ndërsa është arrestuar edhe vëllai i autorit, Paolo Mhilli.
Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, ç’ka percepitoi në një sherr me tone të larta në lokal. 24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën.
Ndërsa viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai shkoi në ambientet e jashme të lokalit pasi mësoi se vëllai ndodhej vetëm përballë 5 djemve të moshës nga 20 deri në 38 vjec, të cilët ishin të armatosur. Sapo ka parë Valterin të zbriste nga furoristrada, 24-vjecari Klodian Mhilli ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co