“S’di nëse duhet ta besoj”, gruaja e Alexei Navalny merr lajmin gjatë Konferencës në Gjermani: Nëse është e vërtetë, Putin do mbajë përgjegjësi!

sdi nese duhet ta besoj gruaja e alexei navalny merr lajmin gjate konferences ne gjermani nese eshte e vertete putin do mbaje pergjegjesi
sdi nese duhet ta besoj gruaja e alexei navalny merr lajmin gjate konferences ne gjermani nese eshte e vertete putin do mbaje pergjegjesi

“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, ka thënë gruaja e Alexei Navalny, teksa sot ndodhej në Gjermani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.

“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij”, thotë ajo.

Më pas ajo shton se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus”, tha Navalnaya.

Pas fjalimit të sajë, e gjithë salla duartrokitit për disa minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →