Mbahet në Pogradec tryezë me arkeologët shqiptarë dhe zviceranë që punojnë për vendbanimin 8000-vjeçar të Linit

mbahet ne pogradec tryeze me arkeologet shqiptare dhe zvicerane qe punojne per vendbanimin 8000 vjecar te linit
mbahet ne pogradec tryeze me arkeologet shqiptare dhe zvicerane qe punojne per vendbanimin 8000 vjecar te linit

Në Bashkinë e Pogradecit u organizua një tryezë takimi me ekipin e arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë, të cilët janë duke punuar në vendbanimin palafit mbi 8000-vjeçar në Buqezë të Linit.
Realizimi i projektit për një Muze ishte një tjetër kërkesë e parashtruar në këtë tryezë, për ta kthyer këtë vend në një nga zonat arkeologjike më të vizituara në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë.

Për drejtuesit e ekspeditës arkeologjike Anastas Kostandini dhe Albert Hafner ngritja e një muzeu është gjëja e duhur, por kërkon kohë dhe investim.

[embedded content]

“Për ndërtimin e muzeut nevojitet një kohë shumë e gjatë, duke filluar nga projektimi deri në realizimin përfundimtar, që mund të zgjasë minimumi 10 vjet. Por ajo që duhet të mendojmë është që të ndajmë punën në tri faza, ku fillimisht të punohet me një projekt më të vogël, me një projekt të mesëm dhe me një projekt të madh. Si shembull, po ju marr një rast në Zvicër, ku u ngrit një muze me një priodë me mjet lundrimi, i cili është 24 orë i hapur. Të gjithë vizitorët mund të shohin gjithë zonën, nga 2 kënde vështrimi. Kjo përbën një metodë inovative muzealizimi.”

Vendbanimi Palafit në Buqezë të Linit sipas arkeologëve është vendi, ku së oaru është zhvilluar bujqësia, duke u përhapur më tej në të gjithë Europën. Ai rezulton si venbanimi më i vjetër i Europës, rreth 8100 vjet më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →