Hajdutllëk me ekskavator

hajdutllek me ekskavator





































NGA EDISON YPI Edison Ypi1

Lista e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Demokratike në këtë prag fushate të lë pa mend. Nga ngjyra, pamja, forma, cipa, përbërja, temperatura, lagështira, ngjan si dy pika loti me turlitë në tigan që bëj unë me zarzavate që s’ka vaj as zjarr që i bashkon. Por kjo edhe kapërdihet. Se me pak vaj, pakëz kripë, ca erëza, pak durim, turlisë time i gjendet terezia, dhe hahet. Ajo që as hahet, as villet, as pirdhet, as dhitet, ajo të cilën s’ka vaj e furrë e durim që e bën zap, kripë që e shijon, erëz që e lezeton, është tjetra: Partia Demokratike ka hajduta e stërhajduta, spiuna e stërspiuna, bandita e superbandita, me i dërgu nëpër qytete e katunde. Ka dhe llaçin, muratorët, trarët, hekurat, tjegullat dhe gjithçka për të ngritur një Faltore fitimtare.

Por s’ka tulla për të ngritur mur. S’ka elektorat. Veç larg, ku haberet s’arrijnë, ndonjë Robinson i rrallë këtu e këtej. Janë pak. S’ngrenë kandar. Janë si leshi i dhisë me të cilin s’mund të thurësh asgjë. Të ndodhur ku lesh dhie ka, por s’ke ç’e do, elektorati mungon, të deleguarit e Partisë Demokratike s’do kenë çfarë të bëjnë. Do komplimentojnë hipokrizisht njëri-tjetrin. Kur komplimentet do mbarojnë, do plasë sherri. Jo ti po unë, jo kështu po ashtu. Do nxjerrin alltiet. Belind Këlliçi, pasi ta shkojë në hell, do hajë të gjallë çunin e oficerit të Sigurimit, Ivi Kason. Luçiano Boçi, pasi ta bluajë me dhëmbë Eno Bozdon, do e pështyjë në WC.

Flamur Hoxha, Tritan Shehun, paradite do e kapërdijë, pasdite do e dhj**i. Bujar Leskaj thikën e bukës në fyt Agron Gjekmarkajt, nxjerrje të rrylit të fytit si tubi i kundragazit. Vu në dysheme gjaku i Gjekmarkajt bashkë me stilizimet e tij eruditive mbresëlënëse. Xhelal Mziu kalitur në beteja t’egra epike me kreshnikë epesh dhe zana mjegullash kënduar nga rapsodë të verbër, çarje barku, rropullitë në kovë Gazmend Bardhit. Ervin Salianji, pasi ta pjekë mbi skarë Oerd Bylykbashin, do e shoqërojë me panine të ngrohta, salc kosi, një kokërr e vogël qepë e njomë.

Nga ata që do mbeten gjallë:

Ervin Salianji do e fërgojë kreshnikun Xhelal Mziu me zjarr të fortë në kazan bakri pa vaj, derisa trimi në fjalë, pas klithmave për ndihmë, të jetë avulluar krejt. Bujar Leskaj, Luçiano Boçin, pa iia bërë tërr syri, do e hajë si bukë me djathë shoqëruar me ujë të gazuar dhe gromësima. Belind këlliçi do e printojë Bujar Leskajn pas muri me printer dydimensional dhe do e pavdekësojë me bojë që s’fshihet as lahet kurrë. Ervin Salianji dhe Flamur Hoxha bam-bam me njëri-tjetri, top në vend të dy. Sillni shpejt dy thasë plastike, hidhini diku. Belind Këlliçi s’do lypset të hajë, të vrasi, të helmojë apo shkelmojë askënd. Do i shkojë për vizitë Sali Kullës te Rrugica e Shpresës. Llaf e muhabet me Doktor Frankenshtajnin për kodra pas brigjesh, do vijë ora e penxheresë. Kur Doktor Rrenacaku do fillojë të flasë, si ia bënë Kaç Myftarit, Belind Këlliçi nga pas shkelmin Doktor Faqeziut.

Ndërkohë që Doktor Vampiri do bëjë kollotumbat e rastit dhe fletët e fjalimit brilant plot me rrena do shpërndahen në erë, turma te rrugica do shpërthejë në ovacione të stuhishme aprovuese për gjestin heroik, historik, legjendar. Do dëgjohen thirrjet: “Të lumtë Doktor Zgjebja. E bëre si burrat. Hedhja për frikacakët është”. Pastaj ceremoni mortore. Marshe funebër. Vajtje në Sharrë ose në Tufinë, si ta ketë lënë amanet Doktor Lagqofti. Fjalime lakrimogjene. Hoxha kulufruthin te veshi. Kazma, lopata, mbulim. Gur varri. Epitaf lakonik me germa të arta: “Iku për dhjam qeni”. Mbjellje plepi. Zgjedhjet do i fitojë Skënderbeu. Do i firmosi Karl Topia. Do i vulosi Vrana Konti. Shqiptarët do i kthehen me pasion të shtuar romanit “Etër e Bij”. As histori, as lavdi, asgjë prej gjëje. Veçse rrena trashanike, dallavere të turpshme, hajdutllëk me ekskavator.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →