Sulmi në spitalin Nasser, Izraeli: Kemi arrestuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit

sulmi ne spitalin nasser izraeli kemi arrestuar dhjetera luftetare te hamasit
sulmi ne spitalin nasser izraeli kemi arrestuar dhjetera luftetare te hamasit

Ushtria izraelite ka njoftuar se si pasojë e sulmeve të djeshme në spitalin Nasser në Gaza, janë arrestuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit, që trupat ushtarake të Netanyahut i referohen si terroristë.

Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se në spital u gjetën armë, përfshirë mortaja dhe granata.

Hagari tha se disa nga të arrestuarit ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit brenda Izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë gjithashtu se beson se ka trupa të robërve izraelitë diku në mjediset e Spitalit Nasser, duke justifikuar kështu edhe sulmin.

Hagari tha gjithashtu se pacientët dhe stafi i spitalit nuk po detyrohen të evakuohen dhe se Izraeli nuk dëshiron që civilët e pafalshëm të vuajnë pasoja.

Al Jazeera raporton se një deklaratë e tillë nga Izraeli bie ndesh me raportimet nga terreni të gazetarëve të cilët raportojnë për të kundërtën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →