“Shkolla u qëllua, nuk po bëj shaka”- Sulmi me armë ku vdiqën 4 persona, nëna publikon mesazhin që i dërgoi i biri: Të dua…

shkolla u qellua nuk po bej shaka sulmi me arme ku vdiqen 4 persona nena publikon mesazhin qe i dergoi i biri te dua





































Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të mërkurë (4 shtator) Xhorxhian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 4 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në shkollë.

shba te shtena ne shkolle

Të shtënat tmerruan nxënësit dhe i lanë ata të strehuar në klasa të mbyllura, ndërsa njëri prej tyre i ka dërguar një mesazh prindërve në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Shkolla u qëllua, kam frikë, nuk po bëj shaka”- i dërgoi mesazh nënës së tij, Erin Clark djali Ethan Clark, në orën 10:23 të mëngjesit, sipas një postimi në Facebook.

“Unë të dua”, i tha ai nënës.

“Të dua edhe unë ty,” u përgjigj ajo ndërsa i tha se po linte punën dhe po nxitonte për ta marrë atë.

Kur ajo e pyeti se ku ishte, ai u përgjigj: “Në klasë. Dikush ka vdekur.”

Kur ajo arriti në shkollë, përfundimisht gjeti djalin e saj Ethan me shokët e tij të klasës të evakuuar.

457666593_18456044935042587_5219917798418474282_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →