Van Basten: Penallti qesharake për Realin, në VAR duhet të jenë budallenj që e panë ashtu

van basten penallti qesharake per realin ne var duhet te jene budallenj qe e pane ashtu





































Përtej zhbllokimit të Real Madrid dhe Kilië Mbape në La Liga, ndeshja Real Madrid-Betis prodhoi diskutime të shumta. Polemika u ngrit në minutën e 72-të kur Vinicius u përball me portierin e Betis, Rui Silva dhe u rrëzua në zonë.

vban-basten

Pas një rishikimi të “VAR”-it, arbitri përcaktoi se kontakti me portierin portugez kërkonte penallti për Real Madridin, vendim që tërhoqi kritika nga një legjendë si Marko van Basten. Në një intervistë për “Ziggo Sport”, sulmuesi me një të kaluar te Ajaks dhe Milan pohoi se penalltia ishte “qesharake” dhe se ishte një vendim “budalla” nga arbitri dhe ekipi “VAR”, duke pohuar se loja ishte një faull nga Vinicius që u keqinterpretua nga stafi i arbitrave zyrtar.

KRITIKAT – “Vetë Vinicius e godet portierin në këmbë, i cili as nuk bëri asgjë. Sa budallenj duhet të jenë në VAR për ta parë atë si penallti? Ky është shembulli tipik që VAR-i nuk ka luajtur kurrë një ndeshje futbolli. Nëse do ta kishin, do ta dinin”, tha Van Basten. Kjo nuk është hera e parë që arbitrimi në Spanjë vihet në pikëpyetje të madhe si nga pjesëmarrësit në ndeshje ashtu edhe nga zërat e jashtëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →