Gary Neville nuk ndal kritikat: Manchester United është kthyer si një varrezë për lojtarët

gary neville nuk ndal kritikat manchester united eshte kthyer si nje varreze per lojtaret





































Geri Nevil e ka përshkruar “Old Trafford” si një varrezë për lojtarët dhe ai beson se Mançester Junajtid do ta shkarkojë Erik ten Hagun para fundit të sezonit, nëse gjërat nuk përmirësohen brenda disa muajsh.

garyneville0105

Ish-kapiteni i “Djajve” ka frikë se pronarit të klubit, Sër Xhim Retklif, i cili u fotografua me duart në kokë të dielën, së shpejti mund t’i sosi durimi. “Çdo trajner që vjen në këtë klub ka vuajtur”, tha ish-mbrojtësi. “Dhe ka një ndjenjë sot, nëse do të kalojmë përsëri të njëjtën gjë? Por unë mendoj se është një kohë për pak qetësi, është një pushim ndërkombëtar, i cili ndoshta është shumë i nevojshëm për Junajtid.

Por Erik ten Hag do të duhet ta vendosë klubin në një pozicion, si në një lloj sfide për Ligën e Kampioneve drejt Krishtlindjeve, ose përndryshe ai do të jetë në telashe. Ai e di këtë. Ai është ndikuar për të ndryshuar ekipin e tij, stafin e tij. Në verë, ai ka sjellë dy trajnerë të rinj, kjo nuk është gjithmonë ideale. Pra, ka mesazhe të reja që vijnë, edhe pse ai është këtu prej dy vjetësh. Ka drejtorë teknikë të rinj, administratorë, ka shumë ndryshime në klub”, vijoi analisti i “Sky Sports”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →