Një varkë me dhjetëra emigrantë të paligjshëm është mbytur në Kanalin Anglez, pas një dëmtimi që ka pësuar në strukturë, mjeti lundrues.
Mësohet se për pasojë, 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa roja bregdetare franceze tha se më shumë se 65 njerëz ishin shpëtuar.
Një zëdhënës i prefekturës detare franceze tha se me helikopterë dhe varka, po zhvillohet një operacion në kërkim të të mbijetuarve.
Në varkë besohet se kanë qenë më shumë se 100 persona, sipas mediave franceze.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co