U dëmtua teksa po eksploronte Alpet e Korabit, 19-vjeçari transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës

u demtua teksa po eksploronte alpet e korabit 19 vjecari transportohet me helikopter drejt spitalit te traumes





































Një 19-vjeçar nga Fushë Kruja, teksa po eksploronte Alpet e Korabit është rrëzuar aksidentalisht dhe ka mbetur i lënduar.

458173261_905418068290206_8831416704362101849_n

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në Alpet e Korabit.

Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, duke eksploruar natyrën, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili shoqërohej nga disa shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Dibrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →