Së fundmi vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi festuan ditëlindjen e tyre. Në 29-vjetorin e lindjes së tyre, të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë.
Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën aktori u njoh brenda shtëpisë së Big-Brother Vip, nuk u pa ta uronte partnerin e saj në rrjetet sociale.
Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tye.
Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërin e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.
Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që kanë bërë së bashku, gjenden në profilet e tyre.
Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality shoë-t BBV. Ata u përfolën mjaft nga publiku për marrëdhënien mes tyre, por dhe fituan dashurinë e disa prej tyre.
Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.
Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë.
Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Donaldin dhe Borën.
“Jam shumë e lumtur që i dua shumë,” tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co