FOTO/ Ky është 20-vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy familjeve

foto ky eshte 20 vjecari qe u vra mbreme ne prishtine gjate shkembimit te zjarrit mes dy familjeve

Personi që shihni në foto është djali i familjes Gashi nga Prishtina, të njohur si ‘Capat’, Premtim Gashi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri me grupin Sekiraqa.

Varrimi u krye në orën 16:00, në varrezat në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vëllai i tij, Korab Gashi, ka mbetur i plagosur me katër të tjerë, përfshirë Salih Sekiraqën, Robert Llumnicën (29-vjeçar), Fatos Abazin (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademin (21-vjeçar).

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar dhe bëri të ditur se ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim.

Po ashtu, po zhvillohen hetime për t’i zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në rast.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”

Prem
Prem
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →