Moti i keq lë mijëra shtëpi e biznese pa energji elektrike në Australi

moti i keq le mijera shtepi e biznese pa energji elektrike ne australi
moti i keq le mijera shtepi e biznese pa energji elektrike ne australi

Moti i keq ka lënë mijëra njerëz në Australi pa energji elektrike, ndërsa evakuimet vazhdojnë mes kërcënimit për përmbytjeve.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë goditur pjesë të Tasmanisë dhe Viktorias në pjesët juglindore të vendit.

Evakuimet kanë nisur që nga mbrëmja e së dielës, ndërsa më shumë se 158,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Ka rreth 1000 raportime për dëmtime në ndërtesa, si dhe pemë të rrëzuara, të cilat kanë bllokuar rrugët.

“Ishte absolutisht erë dhe shi i tmerrshëm,” tha Chris Kilby, një fermer në Tasmaninë veriore, çatia e të cilit u hodh përtokë pjesërisht.

Gjithashtu, disa shkolla janë mbyllur pasi lumenjtë kanë depërtuar argjinaturat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →