Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalimin përshëndetës në çeljen sesionit të ri parlamentar, i është drejtuar opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.
Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në ballafaqimin mes opozitës dhe mazhorancës do kishte sjellë një vlerë tjetër, por theksoi se nuk beson që do të ndodhë dhe shtoi se do të bëhen dëshmitarë të mendësisë së vjetër.
“Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë. Por rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.
Besoj fortë se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur në ndryshimin e asaj të marrëdhënies, marrëveshjes dhe kompromisit, do të kishte sjelle një vlerë krejt tjetër.
Shumë më mirë, vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. Optimizmi i sesionit të ri, do të më detyronte të thosha po do të ndodhë, por në të vërtet nuk do të ndryshojë.
Rishtazi do bëhemi dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër”, tha Spiropali.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co