Derbi shqiptarësh në Turqi. E djela në mbrëmje rezervoi sfidën Besiktas-Sivasspor, e vlefshme për javën e 4 të Superligës Turke. Ernest Muci u përzgjodh titullar për të parën here në këtë sezon për vendasit, megjithëse nuk u përzgjodh nga braziliani Sylvinho, për 2 ndeshjet e rradhës në Nations League. Ndërkohë i përhershmi në majën e sulmit për Sivasspor ishte Rey Manaj.
Beshiktashi mposhti Sivasporin me rezultatin 2-0, ku titullar u aktivizua edhe Milot Rashica.
Ishin Muçi dhe Rashica, ata që festuan në fund, ndërkohë që Manaj, ende nuk ka gjetur golin e parë në këtë edicion me Sivasporin.
Imobile në minutën e 27-të me penallti dhe Fernandes në minutën e 89-të ishin autorët e golave të Beshiktshin, ndërkohë që Muçi qëndroi në fushë 62 minuta, duke i lënë vendin Kiliçsoit.
Manaj e mbylli të gjithë takimin në fushë, ndërsa Rashica u zëvendësua në minutën e 90+2’.
Një 3 pikësh i artë ky për Beshiktashin që ka zhvilluar 3 ndeshje duke marrë pikë të plota, ndërsa Sivaspori në 4 ndeshje ka siguruar 4 pikë.
Paraqitje shumë e mire edhe për Abnor Mujën. Ai shënoi golin e parë për skuadrën në fitoren 3-0. Skuadra e tij Samsunspor fitoi në transfertë ndaj Hatayaspor dhe Muja ishte njeriu që zhbllokoi shifrat, me golin e realizuar në minutën e 37-të të pjesës së pare. Në përfundim të ndeshjes ai ishte edhe lojtari më i vlerësuar tek skuadra e tij, duke marrë notën 9.2, sipas faqes së statistikave Sofascore. Një mesazh i qartë ky edhe për Sylvinhon që nuk e ka thirrur më sulmuesin që pas kualifikueseve për Euro 2024.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co