Pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se kishin gjetur trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve që mbaheshin peng që nga 7 tetori, Hamasi ka deklaruar se nuk është përgjegjës për vdekjet e tyre.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Izzat Al-Rishq u shpreh se gjashtë të burgosur izraelitë të gjetur në një tunel në Rripin jugor të Gazës u vranë nga sulmet ajrore izraelite.
Al-Rishq fajësoi gjithashtu SHBA-në për “paragjykimin, mbështetjen dhe partneritetin” në luftën 11-mujore në territorin e rrethuar.
Njëri nga të burgosurit ishte një shtetas i dyfishtë amerikano-izraelit, ndërsa tjetri ishte një shtetas ruso-izraelit.
Zyrtari deklaroi se Hamasi kujdeset më shumë për jetën e të burgosurve sesa presidenti amerikan, Joe Biden, duke vënë në dukje se grupi e pranoi propozimin dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Netanyahu e refuzoi atë dhe administrata e tij ra dakord me kërkesat e kryeministrit, të cilat synonin të pengonin një marrëveshje për të ruajtur pushtetin e tij”, tha al-Rishq.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co