Vendi ku Hamasi vrau 364 njerëz kthehet në qendër pelegrinazhi, familjarët e viktimave: Çdo hebre duhet të vijë në këtë vend

vendi ku hamasi vrau 364 njerez kthehet ne qender pelegrinazhi familjaret e viktimave cdo hebre duhet te vije ne kete vend





































Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, që shkaktoi luftën në Gazë, vendi ku u mbajt festivali Nova është kthyer në një qendër pelegrinazhi. Në këtë vend, Hamasi vrau 364 të rinj dhe mori 44 pengje.

HAMAS

Gazetarët e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein dhe Ricki Rosen ishin në vendin ku u mbajt festivali Nova dhe biseduan me shumë vizitorë izraelitë dhe të huaj në atë që tashmë është kthyer në një qendër pelegrinazhi.

Kobi Itach po viziton vendin ku u mbajt festivali Nova, ku djali i tij Leil u vra gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Zoti Itach dhe familja e tij po ndërtojnë një përkujtimore për djalin e tyre ndërsa vazhdojnë luftimet në Gazë, aty pranë.

Zoti Itach flet me një grup ushtarësh izraelitë lidhur me djalin e tij dhe mbi 360 viktimat e tjera të sulmit të Hamasit.

“Ndjejmë zërin që vjen nga toka. Çdo hebre në botë, madje edhe jo-hebrenj, duhet të vijë në këtë vend për të parë se çfarë ka përjetuar Izraeli, me çfarë u përballën këta fëmijë. Ata erdhën për të kërcyer dhe u vranë këtu. Duhet të jetë një vend pelegrinazhi për të gjithë”, thotë Kobi Itach.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Thomas Serfaty, i cili ka shkuar në vendngjarje me një grup nga Franca.

“Doja t’i shikoja gjërat me sytë e mi, në mënyrë që të jem i përgatitur kur të flas me disa njerëz në Francë. Sepse si në Amerikë, ashtu edhe në Francë kemi disa njerëz që dyshojnë për atë që ndodhi, tmerret e asaj që ndodhi këtu.”

Mes vizitorëve është edhe nënkryetari i parlamentit izraelit, Nissim Vaturi, me një delegacion nga partia Likud në pushtet.

“Kemi ardhur për të parë ato fytyra dhe për të mbështetur jugun e Izraelit. Kjo është arsyeja që ne po luftojmë në Gazë”, thotë për Zërin e Amerikës nënkryetari i parlamentit izraelit.

Michael Sabbag po shkruan një citim nga Dhiata e Vjetër, në kujtim të një ushtari të vrarë në festivalin Nova. Ai i fton vizitorët e çdo besimi që të bekohen duke mbështetur citimet e librit të shenjtë.

“Është e mahnitshme kur sheh hebrenj nga Franca, Britania e Madhe, Amerika dhe e gjithë bota që vijnë këtu dhe derdhin lot për njerëz që nuk i njihnin. Kjo është madhështia e popullit hebre, që ndjen dhimbjen e njëri-tjetrit”.

Tzipora Waternov u zhvendos në Izrael nga Çikagoja dhjetë vjet më parë. Ajo udhëtoi më shumë se tre orë për ta vizituar këtë vend.

“Psalmi 30, rreshti i dytë deri në të fundit thotë: ‘Unë do ta kthej zinë tuaj në vallëzim. Do të heq petkun e pikëllimit dhe do të mbuloj me gëzim”.

Ndërsa afron njëvjetori i ngjarjeve të 7 tetorit, për shumicën e izraelitëve ka ende shumë më tepër zi sesa gëzim./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →