Adrien Rabiot është ende një lojtar i lirë. Më shumë se dy muaj pas skadimit të kontratës me Juventusin, mesfushori francez nuk ka gjetur ende një skuadër tëe re, kryesisht për shkak të kërkesave të larta financiare.
Ditët e fundit, AC Milan ishte rikthyer në modë, por pa shitjen e Ismael Bennacer, klubi kuqezi nuk ishte në gjendje të ngrinte ofertën për ish lojtarin e Paris Saint-Germain.
Rabiot synon Premier League, shpreson mbi të gjitha tek një ofertë e Liverpool, por ditët e fundit ka qenë Galatasaray që ka shfaqur interes për lojtarin.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co