Elbasanin nuk po e lënë rehat dëmtimet në këtë start kampionati, duke e detyruar trajnerin Roberto Bordin që të bëjë pa disa lojtarë. Ata që e shqetësojnë së fundmi kreun e stolit verdheblu janë sulmuesit Bedri Greca dhe Ze Gomesh, të cilët lanë fushën për shkak dëmtimi kundër Teutës dhe rrezikojnë Dinamon seriozisht.
Sipas të gjitha gjasave, portugezi do të mungojë me Dinamon të dielën, edhe pse shpresat për ta pasur në fushë ose të paktën në stol, nuk janë humbur. Në të njëjtën situatë është edhe Greca.
Kësaj dysheje u bashkohen edhe Bruno Telushi me Esin Hakajn, të cilët vijojnë fazën e rikuperimit dhe nuk mund të vihen nën urdhrat e trajnerit Bordin edhe këtë fundjavë. Pjesa tjetër duket gati dhe trajneri italian pritet të bëjë ndryshime vetëm në sulm, ndërsa mbrojtja dhe mesfusha janë të konsoliduar me lojtarët që kanë luajtur në dy takimet e para.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co