Vajza 4-vjeçare, e cila u rrëzua në hapësirën mes shkallëve elektrike të katit të tretë, në një qendër tregtare në Tiranë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup. Gjendja e saj paraqitet stabël dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi sot. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co