“Ejani se kam vrarë babanë”! Ka qenë kjo thirrja në një telefonatë për policinë italiane që ka vënë në lëvizje autoritetet e vendit fqinj.
La Republicca raporton se ka qenë një 17-vjeçar, ai që raportuar krimin e rëndë në familje.
Ai ka rrëfyer se kur ka hyrë në dhomën e të vëllait vetëm 12-vjeç ka gjetur babanë me thikë në dorë, pranë kufomave të të miturit dhe nënës së tij, trupi i së cilës dergjej në dysheme.
Pas këtij momenti tragjik, 17-vjeçari mësohet të ketë vrarë babanë e tij, duke e goditur disa herë me tehun e thikës. Goditjet për të atin kanë qenë fatale për jetën. Numri i viktimave nga krimi në familje shkon në tre. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Paderno Dugnano (Milano).
17-vjeçari i dyshuar ndodhet aktualisht në duart e hetuesve për të rindërtuar skenën e krimit si dhe po jep dëshmi për rrethanat e kësaj ngjarje. Sipas informacioneve të para, viktimat kishin plagë vdekjeprurëse në trup.
Kush janë viktimat
Viktimat janë një ndërtues 51-vjeçar, Fabio C., gruaja e tij 48-vjeçare, Daniela A., e cila kishte një dyqan të brendshmesh në Cinisello Balsamo dhe djali i tij 12-vjeçar Lorenzo. Babai festoi ditëlindjen të shtunën. Pranë tyre në Paderno jetojnë prindërit e 51-vjeçarit dhe vëllai i tij.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co