Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalimin e tij para simpatizantëve, foli mes të tjerash edhe në lidhje me një mandat të katërt të mazhorancës në pushtet, për të cilin tha se kryeministri po bën gjithçka për ta arritur.
Kryedemokrati shtoi se qeveria po bën gjithçka që të përdorë mashtrimin dhe propagandën për të arritur qëllimin e mandatit të radhës.
“Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.
E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.
Edi Rama po bën gjithçka të firmosë një mandat të katërt të grabitur, të plaçkitur qytetarëve shqiptarë. Por demokrate dhe demokratë shtatori është prova jonë më e madhe në tërë ekzistencën tonë.
Kush guxon, kush dëshiron, kush vendos, të ngrihet në betejë për shpëtimin e Shqipërisë është hero i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Është shpëtimtar i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes të Shqipërisë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co