“Nuk i themi dot ‘jo’ Italisë”- Marrëveshje me Melonin për emigrantët, Rama: Kanë qenë pranë nesh në situatat më të vështira! Duhet të sillemi si europianë

nuk i themi dot jo italise marreveshje me melonin per emigrantet rama kane qene prane nesh ne situatat me te veshtira duhet te sillemi si europiane





































Kryeministri Edi Rama në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 foli edhe për marrëveshjen me Melonin për emigrantët, duke theksuar se nuk mund t’i thoshte dot “jo” Italisë.

edi rama prage

Kryeministri Rama u shpreh se Italia i ka qëndruar pranë Shqipërisë në situatat më të vështira që ka kaluar.

Ne duhet të sillemi si evropian- tha Rama- edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.

“Nuk i themi dot jo Italisë, shumë e thjeshtë. Nuk i thua dot jo as Giorgias, por nuk i themi dot jo Italisë në asnjë lloj mënyre, për shkak të historisë, për shkak të miqësisë, për shkak të shumë gjërave dhe për shkak të faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija pas ndryshimit të regjimit.

Së dyti, sepse siç e thashë më parë dhe të gjithë ju ratë dakord, jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë  e kësaj familjeje të përbashkët europiane. Ky është një problem për të gjithë Europën. Mette solli një shembull  që është saktësisht çfarë ndodhi në tryezën e komunitetit të ri politik europian. Ajo e ngriti këtë pyetje  dhe përgjigjja nga disa kolegë ishte jo. Në fakt vendi i njërit prej kolegëve, po bëhet famëkeq, saktësisht për këtë gjë, për zonat ku ti nuk mund të ecësh.

Përgjigja sidoqoftë erdhi, jo e bazuar në fakte, por e mbështetur në një lloj këndvështrimi politik.

Ideologjizimi i kësaj çështjeje, përgjigjja e kësaj çështjeje si e djathtë ose e majtë, ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e përçarja e shoqërisë për diçka që është racionale e ka çuar problemin e emigracionit në nivelin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave europiane, parimeve europiane, të gjithë mënyrës së të kuptuarit se ç’ janë myslimanët”, tha kryeministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →