Aktori dhe këngëtar Olsi Bylyku pak ditë më parë konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë. Këngëtari postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes që të mos t’i zbulojë imazhin duke e bërë me blur fytyrën e saj.
Se fundmi vetë artisti ka bërë një tjetër postim ,i cili ka ngacmuar akoma më shumë kureshtjen e ndjekësve rreth identitetit të të dashurës së tij.
Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.
Aktori nuk ja ka zbuluar identitetin partneres së tij, por i drejtohet me ‘Amla,’ po ashtu siç titullohet kënga e fundit që Bylyku ka publikuar.
Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.
Aludohet se biondja misterioze në krahët e aktorit të humorit mund të jetë Denada Lura, gazetarja me të cilën Olsi u përfol para disa kohësh se ishte në një lidhje dashurie. Mirëpo akoma nuk kemi një konfirmim për këtë nga aktori. Denada e ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zienin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie.
Kujtojmë që një vit më para Olsi Bylyku i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtaren Egli Tako.
Gjatë kohës që kanë qenë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co